Heroi i Kosovës në barazimin ndaj Zvicrës: Duhet të fitojmë në Rumani

Heroi i Kosovës në barazimin ndaj Zvicrës: Duhet të fitojmë në Rumani

Vedat Muriqi ishte heroi i ndeshjes ndaj Zvicrës.

Kosova barazoi 2:2 me Zvicrën në eliminatoret për “Euro 2024” të shtunën në Prishtinë. Muriqi realizoi të dy golat.

Muriqi ka thënë se Kosova duhet të fokusohet dhe të fitojë në Rumani.

“Kemi nisur lojën sipas taktikës, me kundërsulme. Një mosmarrëveshje na kushtoi. Ishte rrezik të biem prej lojës. Është normale që Zvicra të na shënoi. Por ia dolëm të barazojmë rezultatin. Më pas nisëm të dalim jashtë taktikës. Pësuam për 2:1, por reaguam. Kam përqafuar gjithë lojtarët pas ndeshjes. Nuk është e rëndësishme kush shënon. Faleminderit bashkëlojtarëve dhe tifozëve që na përkrahën deri në momentet e fundit. Për ta bërë më të vlefshme këtë pikë, duhet të fitojmë në Rumani. Të gjithë trajnerët e kanë mentalitetin dhe taktikën ndryshe. Trajnerin e njohin dhe ai na njeh neve. Nëse vazhdojmë të luftojmë si sonte, besoj se do të arrijmë shumë”, ka thënë ai pas takimit.

Share This