Heqja e vizave, Osmani: Vizitë historike në Brunei

Heqja e vizave, Osmani: Vizitë historike në Brunei

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar se vizita e saj në Brunei ka shënuar një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani ka falënderuar Madhërinë e Tij, Sulltan Haji Hassanal Bolkiah, për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe për nderimin që iu bë sot Republikës së Kosovës.

Ajo theksoi se kjo vizitë ka krijuar mundësi të reja për një të ardhme të ndritur dhe bashkëpunim të mundshëm mes dy shteteve. Osmani ka shkruar:

“Një vizitë historike! Një raport i ndërtuar mbi respekt e besim reciprok! Një e ardhme e ndritur e potencial i jashtëzakonshëm për bashkëpunim! Faleminderit Madhërisë së Tij, Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe nderimin që iu bë sot Republikës së Kosovës!”

Gjatë vizitës, Osmani njoftoi se është nënshkruar një marrëveshje për heqjen e vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit, duke mundësuar që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në Brunei, raporton rtk.

Share This