Henry, Mbappes: Qëndro në PSG
Pas dy javësh, Kylian Mbappe do të jetë i lirë të diskutojë transferimin e mundshëm me çdo klub, pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain është caktuar të skadojë në qershor të 2024.
24-vjeçari ka qenë prej kohësh një objektiv i lakmuar për Real Madridin, dhe ky dimër thuhet se është përpjekja e fundit që “Los Blancos” do të përpiqen ta transferojnë francezin në “Santiago Bernabeu”.
Legjenda e Francës dhe Arsenalit, Thierry Henry e ka këshilluar sulmuesin e gjithanshëm të mbetet në “Parc des Princes” deri në fund të karrierës.
“Po të isha Kylian Mbappe, nuk do të largohesha. Do të doja të përfundoja atë që kam filluar. Dua të them, pse duhet të largohet? Ai e do Parisin, ka lindur në atë qytet, këtë duhet ta kuptoni. Unë dua që ai të qëndrojë deri në fund”, ka thënë Henry për “CSB Sports”.