Henderson e quan moment të jashtëzakonshëm debutimin me Ajax

Henderson e quan moment të jashtëzakonshëm debutimin me Ajax

Ish-mesfushori i Liverpool, Jordan Henderson, e ka cilësuar si një moment të jashtëzakonshëm debutimin e tij për Ajax në ndeshjen kundër PSV Eindhoven.

Ndeshja e zhvilluar në “Johan Cruyff Arena” në kuadër të Eredivisie është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1.

“Natyrisht që ishte një ditë e veçantë për mua dhe familjen time. Të përfaqësoja këtë klub futbolli për herë të parë, kjo ishte e veçantë. Dhe të luash në këtë stadium ishte vërtet e veçantë. PSV ka një ekip të mrekullueshëm, ata kanë qenë të pamposhtur gjatë gjithë sezonit,” ka theksuar Henderson pas ndeshjes.

Aktualisht PSV kryeson kampionatin holandez, ndërsa Ajax gjendet në pozitën e pestë.

Share This