Hendbolli rikthehet me duele interesante të Kupës së Kosovës

Hendbolli rikthehet me duele interesante të Kupës së Kosovës

Istogu-Dukagjini është ndeshja e parë e rrethit të parë të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll (femrat), sfidë kjo që do të luhet sot prej orës 17:30, ndërsa me marrëveshje të dy klubeve zhvillohet në Klinë.

Të mërkurën e të enjten do të luhen ndeshjet tjera të rrethit të parë të garave për Kupë.

Vushtrria – Trepça (18:00), Samadrexha – Verona (19:00), Shqiponja – Vëllaznimi (17:30), Prishtina – Ulpiana (17:30, Bardhosh), Kastrioti – Prizreni (16:00), janë duelet që do të luhen në të mërkurën, nderisa të enjten ballafaqohen Ferizaj – Vjosa (17:00) dhe Jusuf Gërvalla – Besa (17:30).

Edhe skuadrat e hendbollistëve i luajnë ndeshjet e rrethit të parë të Kupës.

Të mërkurën përballen: Besa Famgas – Istogu (18:30), Prishtina – Llapi (20:00, Podujevë), Trepça – Samadrexha (18:00), Kastrioti – Lepenci (18:00), Vëllaznimi – Drenica (19:30), Vushtrria – Drita (20:00), kurse, të enjten takohen:: Rahoveci – Prizreni (19:00), Deçani – Vjosa (19:00).

Share This