
Hendboll/ Nesër çerekfinalet e Kupës së Kosovës
Garat e Kupës së Kosovës në hendboll, rikthehen të mërkurën me ndeshjet çerekfinale në konkurrencën e meshkujve.
Kjo garë tashmë ka hyrë në fazën më interesante, andaj duelet e çerekfinaleve parashikohet të sjellin sfida joshëse.
Prej orës 18:30 përballen Prishtina – Besa Famgas, ndeshje që do të luhet në Bardhodh. Prishtina do ta kërkojë befasinë e madhe, derisa skuadra pejane llogaritet favorite.
Ndërkaq, prej orës 20:00 luhet ndeshjet Llapi – Kastrioti dhe Vushtrria – Trepça. Fituesi në fuqi i Kupës, Kastrioti, është favorit i madh në ndeshjen në Podujevë, derisa ndeshje interesante pritet në Vushtrri.
Kurse, Rahoveci kalon direkt në gjysmëfinale për shkak të tërheqjes së Vjosës nga garat.