Haziri: Veprimet e pa koordinuara të Qeverisë me aleatët do të pasojnë me kufizimi të rënda
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka kritikuar pushtetin aktual duke thënë se ka dështuar në largimin e masave e po rrezikon të marr të reja.
Haziri deklaron për Front Online se shtimi i masave nga BE-ja do të jetë impakt kolektiv.
“Qeveria ka dështuar në largimin e masave të para ndëshkuese ndaj Kosovës edhe pse është një dakordim për largim të kushtëzuar të masave të para nga dje po flitet për shtimin e masave e që do të jetë impakt kolektiv që do t’i prekë njerëzit edhe ashtu 270 milionë euro i kanë prekë qytetarët sepse komunat janë me projekte ato që janë dëmtuar”, tha Haziri.
Ai e ka quajtur të padrejtë sanksionimin e Kosovës për fajin e sjelljes së Qeverisë.
“Çdo politik e pa koordinuar me BE, SHBA e NATO mund të implikon edhe me kufizime më të rënda jo për funksionarët politik, por për qytetarët, fatkeqësisht. E padrejtë që për shkak të sjelljes së kësaj Qeverie me pas dënim kolektiv”, theksoi Haziri.