Haziri, Pecit: Njerëzit që dalin prej LDK-së nuk i marrin vlerat me vete

Haziri, Pecit: Njerëzit që dalin prej LDK-së nuk i marrin vlerat me vete

Lutfi Haziri është pyetur për deklaratën e Faton Pecit se LDK është “shoqëri aksionare” dhe se ka mentalitet bllokues.

Haziri tha se njerëzit që dalin prej LDK-së nuk i marrin vlerat me vete.

Sipas tij ka njerëz që e kanë “gërryer politikisht” LDK-në.

“Njerëzit që dalin prej LDK’së nuk i marrin vlerat me vete, së paku duhet me i marr kujtimet e mira me vete. LDK asnjëherë nuk ka blerë bari të rriqnave në vend të zëvendësimeve tjera dhe nuk ka flliq politika me situata të tilla, kështu që ju kisha lut me qenë shumë të kujdesshëm në këtë raport. LDK është institucion politik ku shumë njerëz janë rrit e eduku, pjek politikisht por ka edhe të tillë që e kanë konsumu LDK’në, e kanë shfrytëzu, jo si trampolinë politike por e kanë gërry politikisht LDK’në për motive politike. Nëse ju ec kështu, le t’iu ec”, tha ai.

Share This