Haziri: Kur po hy në Kuvend, si me hy në varreza

Haziri: Kur po hy në Kuvend, si me hy në varreza

Lutfi Haziri i LDK-së teksa fliste në “Politiko” rreth gjendjes politike, përmendi dështimet për konstituimin e Kuvendit.

Për të, një gjendje e tillë po ngjason me atë të varrezave.

Ai mes tjerash, përmendi edhe arsyet e refuzimit të VV-së, duke shtuar se një prej tyre është mospërfshirja e gjithanshme, raporton insajderi.

“Situata në Kuvend po bëhet neverike për të gjithë, beso edhe për mua. Kur po hyj në seancë të Kuvendit është sikur me hy me vizitu varreza. Në pjesën e parë të letrës, LDK i nxjerr disa argumente nga përvoja politike, propozimi i yni është ai që nuk i jep prioritet një grupi”, tha ai.

Share This