
Haziri: Albin Kurtin kryeministër e ka bërë LDK-ja
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, në emisionin “Real Talk me Maxhunin i cili transmetohet në Periskop dhe T7, ka komentuar propozimin e kryetarit të VV-së, Albin Kurtit për një koalicion të mundshëm në mes LDK-VV-Nisma.
“Vetëvendosje plus LDK, plus pakicat joserbe, do të behëj 77 deputetë. Madje nëse na shtohen edhe 3 të Nismës do bëhemi 80-të. Edhe për marrëveshjet ndërkombetare, kjo besojmë që është rruga e duhur përpara”, kishte thënë Kurt në një intervistë në RTK.
Mirëpo Haziri ka thënë se kryeministri kalon nga zyret e LDK-së..
“Albin Kurtin kryeministër e ka bërë veç LDK-ja. Edhe në herën e parë kur kemi pasur dallim me 0.6 përqind edhe në herën e dytë LDK-ja e ka bërë kryeministër. Edhe në herën e parë presidente Vjosa Osmani-Sadriu e ka bërë LDK-ja. LDK-ja ia ka dhënë votat dhe e ka shkaktuar 2/3-tën dhe është zgjedhë”, ka thënë Haziri
I pyetur se a është pishman për këto vendime.
Ai ka thënë se LDK është parti themeluese e Republikës së Kosovës duke kryer procese të mëdha për vendin.
“Këto kanë ndodhur z. Kurti është i vetdijshëm se pa LDK-në nuk bëhet edhe partitë tjera e dijnë që kërkush nuk mundet me i mbërri objektivë”.
Mirëpo, Haziri e ka një shpejgim pse LDK ftohet gjithmonë për të qenë pjesë e qeverive.
“Neve na ftojnë sepse kanë përvojë të bashkëpunimit me ne. Dhe përvoja e tyre e bashkëpunimit me LDK-në ka qenë gjithmonë e vlerësuar pozitivisht dhe e kërkuar dhe ka me vazhduar me qenë e kërkuar. Sepse ne kur shkojmë punojmë me axhendë politike. Njerëzitë e tonë janë kompetentë ne kemi shkaktuar procese dhe kemi mbyllur procese. Kemi marrë pjesë në të gjithë proceset e mëdha të Kosovës dhe jemi themelues të kësaj Republike jemi aset i kësaj Republike”, tha ai.
“Edhe tash nuk kemi kërkesa specifike zotëri Kurti është i vetdijshëm që zgjedhja e kryeministrit kalon përmes zyrës së LDK-së po e ripërsërisë si gjithmonë dhe ai vet e demostroi që kalon përmes zyrës së LDK-së”, tha ai.
Haziri ka treguar se LDK e ka trajtuar letrën e Kryetarit të VV-së, Albin Kurtit me seriozitet.
“LDK-ja e ka trajtuar letrën e tij ofertën e tij si qëllim politik me seriozitet dhe me seriozitet iu kemi përgjigjur”, tha tutje ai.
Periskopi me datën 22 maj kishte raportuar se Albin Kurti i ka nisur ofertën e fundit Lidhjes Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje.
Kurti është i gatshëm të jap këto dy pozita të larta shtetërore (Presidentin dhe kryetarin e Kuvendit) por që në bashkkëqeverisje.
Haziri ka thënë se nuk ka të bëjë me ofertën absolute por sipas tij Kurti nuk flet çka mendon por flet çka dëshiron.
“Nuk është çështje e ofertës politike në mënyrë apsulute po iu siguroj edhe sot nuk ka të bëjë me këtë se çka po merrë në këtë proces si para kusht për me bashkëpunuar. Jo. Janë krejtë parimore. Z. Kurti ka demostru vullnet politik sepse është njëri prej njerëzve që nuk flet çka mendon veç, por edhe flet çka dëshiron. Cka mendon dhe çka dëshiron z. Kurti ka folur në proces zgjedhor. Edhe kur janë mbyllur zgjedhjet ka fol edhe pasi janë mbyllur ka folur njejtë”,ka folur ndër të tjera Haziri.
Haziri ka thënë se Kurti ka thënë se bashkëpunon vetëm me Alternativën dhe Listën Guxo dhe pjesa tjetër është hajvanat politik.
Haziri ia ka bërë të qartë Kurtit se askush nuk mund të ofendojë asnjë nga bashkëpunëtorët e LDK-së. Sipas tij “LDK nuk ka njerzë me gjuajtë në mbeturina”.
“Minimizimi që është për një njëri fillimisht që është atribu liderit të LDK-së e më vonë është për një njeri krejtë tjetër është drejtuar. Për ne Visar Azemi ka vlerë si çdo eksponet i LDK-së tjetër i cili nuk mund të kualifikohet, cilësohet dhe të ofendohet publikisht me asnjë termë. Kështu ai e ka bërë vetëm më të dhimbëshme për LDK-në kur ka thënë unë s’kam folur për votuesit fillimisht, kam folur për individin e mandje individin e ka emëruar. E ka bërë edhe më keq sepse edhe tërheqja po lexohet tendencë me zbutë zemëra. Por, ne nuk kemi njerzë me gjuajtë bërllog. Nuk lejojmë më e u trajtuar njerëzitë e LDK-së në asnjë cilësim dhe në asnjë formë të tillë”, ka thënë Haziri./Periskopi/