Haziri: A është e mundur që Kurti paska fol jerm sot në Gjilan?!

Haziri: A është e mundur që Kurti paska fol jerm sot në Gjilan?!

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti, duke thënë po tenton që të keqinterpretojë realitetin për disa projekte në Gjilan.

“A është e mundur që Kurti paska fol jerm sot në Gjilan?!” – ka pyetur ai, teksa ka përmendur disa projekte që janë nisur në kohën e LDK-së por janë ndaluar nga VV-ja.

Shkrimi i tij:

A është e mundur që Kurti paska fol jerm sot në Gjilan?!

Për të satën herë me radhë, Kurti paska tentuar të keqinterpretojë realitete, duke përdorur sofizma.

Në mënyrë frapante, paska tentuar t’i mashtrojë gjilanasit, duke përmendur si të kryera projektet të cilat ne si LDK i lamë të gatshme, por as nuk i filluan e as nuk i vazhduan, sepse i referoheshin si “Projekte të Lutës”.

Bashkë me shtabin e LDK-së në Kodrën e Dëshmorëve e pysim:

Pse e bllokuat Autostradën, Impiantin për trajtimin e ujërave të zeza, Stadiumin e Qytetit, hyrje-daljet e qytetit, Rrugën e Kumanovës, programin Floës për ujërat e bardha e dhjetëra projekte tjera të cilat i buxhetuam e projektuam ne?!

Jo që nuk ka investuar asgjë e nuk e ka realizuar asnjë projekt të vetëm, por fatkeqësisht qeveria Kurti e ka përjashtuar Gjilanin e Anamoravën nga çdo kujdes sa u përket investimeve.

Prandaj, pyetja legjitime është: A është e mundur që Kurti paska fol jerm sot në Gjilan?!

Share This