Haxhiu për rastin në Fushë Kosovë: Neglizhencë e drejtësisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se edhe rasti i plagosjes së gruas në Fushë Kosovë nga bashkëshorti i saj, është dëshmi e neglizhencës së institucioneve të drejtësisë ndaj një recidivisti.
“Sipas informacioneve që kemi, personi i dyshuar kishte qenë në mbajtje por ishte liruar anipse ishte recidivist dhe sapo është lënë i lirë ka shtënë me armë zjarri mbi gruan e tij. Edhe ky rast është dëshmia më e tmerrshme e neglizhencës së institucioneve të drejtësisë, në këtë rast gjyqtarit dhe sipas informacioneve që kemi me vendimin e së cilit është pajtuar edhe prokurori. Gjithnjë po kërkohet një arsye që dhunuesi mos të përballet me pasojat. Këtë rast gjendja shëndetësore e tij. Kjo neglizhencë, këto vendime të gabuara e të nxituara po i stimulojnë rastet jo vetëm të dhunës, por edhe vrasjeve”, ka shkruar ajo në Facebook, raporton rtk.
Tutje ajo ka thënë se neglizhenca dhe mos dënimi institucional i rasteve të tilla, përveç se nuk po parandalojnë, por po stimulojnë dhunën dhe vrasjet.