Haxhiu: Informacionet për Hajrizin janë kundërthënëse

Haxhiu: Informacionet për Hajrizin janë kundërthënëse

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se informacionet që janë dhënë për Faton Hajrizin janë kundërthënëse dhe se nuk dihet sigurt nëse Hajrizi është personi i vrarë dhe për vendin se ku është vrarë.

Ministrja e Drejtësisë përmes një postimi në Facebook ka thënë se përdorimi etno-politik i aktit kriminal të vrasjes së një polici në Lloznicë nga ana Qeverisë së Serbisë është i papranueshëm, i qëllimshëm dhe i parapërgatitur.

“Nëpërmjet ish zëdhënësit të partisë së Sllobodan Millosheviqit (SPS), tash kryetar i saj dhe ministër i punëve të brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, u dha lajmi se i arratisuri nga burgu në Kosovë, Faton Hajrizi, i dënuar për disa vepra të rënda kriminale, është vrarë. Informacionet këto ditë ishin kundërthënëse, andaj nuk mund ta dimë me siguri, se a është ai njëmend i vrarë dhe nëse po, a është vrarë në territorin e Serbisë apo të Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, përfshirë detajet tjera të rëndësishme e të nevojshme për hetim. Domosdo nevojitet hetim i gjerë e i thellë, për të zbardhur të vërtetën e këtij rasti”, ka shkruar ministrja Haxhiu në Facebook, raporton rtk.

Ajo tutje ka thënë se pushteti i Serbisë ka gisht në disa prej arratisjeve të të burgosurve nga burgjet e Kosovës me qëllim për ta dëmtuar rendin publik, ligjor dhe kushtetues të Kosovës.

“E rëndësishme të potencohet fakti që arratisja e disa personave që po kërkohen nga institucionet përgjegjëse në Republikën e Kosovës po bëhet vetëm në një drejtim: atë të territorit të Serbisë. Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashkëorganizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë.

Ajo tutje ka thënë se pushteti i Serbisë ka gisht në disa prej arratisjeve të të burgosurve nga burgjet e Kosovës me qëllim për ta dëmtuar rendin publik, ligjor dhe kushtetues të Kosovës.

“E rëndësishme të potencohet fakti që arratisja e disa personave që po kërkohen nga institucionet përgjegjëse në Republikën e Kosovës po bëhet vetëm në një drejtim: atë të territorit të Serbisë. Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashkëorganizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë. Ky organizim konsiston në dhënien e garancisë që për personat e tillë territori i Serbisë, grupet kriminale atje, e nivele të caktuara të pushtetit, u ofrojnë mburojë nga ndjekja penale e Republikës se Kosovës. Mburoja nuk jepet vetëm ndaj mos-ekstradimit por ndaj çfarëdo bashkëpunimi informativ me organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës. Një mbështetje e tillë është padyshim e qëllimshme, e organizuar dhe e lidhur me qëllimin për të dëmtuar rendin publik, kushtetues e ligjor të Republikës së Kosovës. Ofrimi i territorit të Serbisë si mburojë ndaj ndjekjes së organeve penale të Republikës tonë i shërben krimit dhe kontribuon hapur cenimit të stabilitetit institucional e ligjor të Republikës së Kosovës. Shpeshtimi sistematik i këtyre rasteve në këtë periudhë nuk ka asnjë kuptim tjetër përpos qëllimit politik agresiv të fqinjit tonë verior”, ka shkruar tutje Haxhiu.

 

Share This