Haxhiu i kërkon Serbisë transferimin e katër të burgosurve në Kosovë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar kërkesën e saj drejtuar homologes serbe, Maja Popovic, për transferimin e shqiptarëve të cilët po mbahen në burgjet serbe me pretendime për krime lufte.
“Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa duhen kthyer Republikës së Kosovës për t’u gjykuar drejtë dhe e në mënyrë të paanshme, nga autoriteti që është i pajisur me juridiksion të njohur nga e drejta ndërkombëtare publike”, thuhet në dokumentin e publikuar në profilin e Haxhiut në Facebook, raporton rtk.
Tutje Haxhiu në dokument ka përmendur Marrëveshjen Bazike për normalizimin e marrëdhënieve, duke potencuar se zhvillimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore bazohet edhe në bashkëpunim të mirë në fushën e drejtësisë.
Katër shtetasit e Kosovës po mbahen peng tash e një kohë, teksa njëri prej tyre ishte arrestuar qysh në vitin 2020.