Haxhiu: Dhunuesit do të monitorohen me hallka elektronike
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se dhunuesit do të monitorohen me hallka elektronike.
Në një postim në Facebook Haxhiu ka thënë se më 1 korrik 2015, pra para 9 vitesh, kishte hyrë në fuqi Ligji për Mbikëqyrjen Elektronike por asnjë Qeveri nuk e kishte marrë mundin ta zbatonte”.
Sipas Haxhiut, mbikëqyrja tani do të jetë më e lehtë e qytetarët do të jenë më të sigurt, teksa shtoi se hallkat elektronike do të jenë siguri më e madhe për vajzat dhe gratë që janë viktima të dhunës.
“Jam jashtëzakonisht e lumtur që Ministria e Punëve të Brendshme ka arritur të nënshkruaj kontratën me Operatorin Ekonomik me qëllim të zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike”.
“Mbikëqyrja tani do të jetë më e lehtë e qytetarët më të sigurt. Hallkat elektronike do të jenë siguri më e madhe për vajzat dhe gratë viktima të dhunës, dhunuesit do të monitorohen e rrjedhimisht nuk do të kenë mundësi t’u ofrohen atyre”, ka shkruar Haxhiu, raporton rtk.