Haxhijaj konfirmon skandalin në MKRS për të cilin kishte raportuar Periskopi: Projekti me vlerë 335 mijë euro iu dha motrës së zv.ministres Dalina Osmani
Pak më shumë se një vit më parë, Periskopi kishte raportuar lidhur me një skandal që peshonte 335 mijë euro në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në qershor të vitit të kaluar, Periskopi kishte gjetur se në këtë skandal ishte e përfshirë zëvendësministrja Dalina Osmani, pasiqë një projekt sportiv që kishte destinacion Brezovicën me vlerë prej 335 mijë eurosh, i ishte dhënë për realizim hiç më pak se burrit të motres së zëvendësministres.
E Ish-sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar për disa skandale në MKRS e me theks të veçantë për financimin e projekti “Drejt Malit” në vlerë prej 335 mijë euro dhënë motrës së zv Ministres, Daulina Osmani.
Sipas Haxhijajt ky projekt tashmë është nën hetim.
“Ministri i Kulturës Hajrullah Çeku, pa dyshim është njëri prej ministrave me më së shumti skandale në Qeverinë Kurti”, ka shkruar ai.
“Financimi i projektit ” Drejt Malit” në vlerë 335 mijë euro, i dhënë motres së zv Ministres Daulina Osmani, projekt nën hetime”, ka thënë Haxhijaj.
Postimi i plotë i Shasivar Haxhijajt:
I harruar nga vemendja e publikut dhe mediave!!
Ministri i Kulturës Hajrullah Çeku, pa dyshim është njëri prej ministrave me më së shumti skandale në Qeverinë Kurti.
Për qudi interesi i publikut po duket shumë i vogël për këto skandale, ndoshta gruri, vaij e sheqeri ja kanë marrë vemendjen.
Më poshtë ⬇️ vetëm disa nga keqpërdorimet qindra mijëra euro të Ministrit Çeku, që deri më tani ka arritur për mrekulli ti mbaj jashtë syrit të publikut!
1️⃣ Dhjetra tender njëburimorë në fushën e trashegimisë kulturore;
2️⃣ Financimi i projektit ” Drejt Malit” në vlerë 335 mijë euro, i dhënë motres së zv Ministres Daulina Osmani, projekt nën hetime;
3️⃣ Financimi i “Databazës në Sport”, në vlerë 121 mijë euro, përfitues një OJQ e sapo e hapur, me objekt trajtimin e shëndetit mendor në sport, ndërsa projektin e parë e fiton për krijim të databzës në sport, projekt nën hetime.
4️⃣ Financimi i renovimit të Palestres së Sportit Sezair Surroi të Prizerenit, ku pas fillimit të punimeve nënshkruhet kontrata me kompaninë;
5️⃣ Financimi i Strategjisë Kombëtare në Sport dhe Ligjit të Sportit, në vlerë 200 mijë euro, mjete të bartura në Komitetin Olimpike të Kosovës, për të ju shmangur procedurave tenderuese;
6️⃣ Emërimi me vendim të ministrit të Kryetarit dhe Sekretarit të Federatës së Taekëondosë së Kosovës, në kundërshtim me Ligjin për Sport, Ligjin për OJQ, Statutin e Federatës, Kartën Olimpike, kallzim penal ndaj Ministrit, lënda nën hetime;
7️⃣ Shkatrrimi i Federatës së Notit të Kosovës duke ju marrur federatën drejtuesve legjitim të zgjedhur në Kuvendin legjitim, e duke e dorëzuar te një grup i klubeve, në mënyrë të pa ligjshme. Kallëzim penal ndaj zv. Ministres Daulina Osmani.
Përse këto kepërdorime të buxhetit, shmangie të procedurave tenderuese, ndërhyrje të kundërligjshmë në punët e federatave e keqpërdorim të detyrës zyrtare, duhet të kenë më pak vëmendjen se ato të grurit, vajit e sheqerit!!!
Nuk ka video, ama ka fakte e domumentacion të mjaftueshëm