
Hashim Thaçi ka ardhur në Kosovë, pamje nga QKUK ku ka shkuar për ta vizituar babanë e sëmurë
Ish-presidenti Hashim Thaçi sot ka ardhur në Kosovë në vizitë te babai i tij i sëmurë.
Ai ishte në QKUK me forca të shumta policore.
Gjykata Speciale e ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për lirimin e tij të përkohshëm në Kosovë për një ditë për vizitë humanitare.
Thaçi kishte bërë kërkesë më 31 janar 2025 nga gjyqtarët që ta lirojnë për vizitë humanitare në Kosovë.
Sipas vendimit të 31 janarit 2025, mbrojtja e Thaçit kishte paraqitur se gjendja shëndetësore e babait të klientit të tij përben rrethana urgjente dhe të jashtëzakonshme që justifikojnë lirimin e Thaçit për arsye humanitare. Në të dy rastet, kërkesa e tij ishte refuzuar.
Thaçit i ishte refuzuar edhe kërkesa tjetër nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masslot në rastin kundër administrimit të drejtësisë, raporton Express.