Hasani “oksigjen” për Ahmatajn, Tirana mund Teutën në “Selman Stërmasi”
Tirana e drejtuar nga Ahmataj ka gjetur tri pikët në përballjen delikate me Teutën me një fitore 2-0.
Dy golat e këtij takimi mbajnë firmën e Florent Hasanit, i cili u ka dhënë bardhebluve tri pikë “morali”.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 12 nga Hasani, i cili rrealizoi një supergol. Lëvizja e zgjuar e numrit 9 i dha mundësinë që të ekzekutonte topin nga hyrja e zonës plotësisht i vetëm.
Rrjeta e dytë, e cila vulosi sfidën erdhi në minutën e 82-të. Ishte sërish Hasani ai që realizoi, por kësaj here nga pika e bardhë e penalltisë. Në 11 ndeshje për numrin 9 janë plot tetë gola të shënuar.
Pas kësaj ndeshje Tirana rikthehet tek fitorja teksa ngjitet edhe në vendin e 3-të me 17 pikë, ndërsa Teuta mbetet po në vendin e 9-të me 11 pikë.