Hasani në OKB flet për përfaqësimin e grave në proceset e paqes

Hasani në OKB flet për përfaqësimin e grave në proceset e paqes

Në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit për axhendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, vuri theksin në hendekun ekzistues mes angazhimeve globale dhe zbatimit aktual të kësaj axhende, veçanërisht në situatën shqetësuese për gratë në zonat e konfliktit.

“Në debatin e hapur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së  mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, theksova angazhimin e Shqipërisë në agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”, si një prioritet nga tona të Shqipërisë gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit. Në prag të 25-vjetorit të Rezolutës 1325 është thelbësore të kthejmë angazhimet në veprime, duke siguruar përfaqësimin e plotë të grave në proceset e paqes”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Sipas tij, kjo kërkon rritje të fondeve, kuota në pjesëmarrje dhe zgjidhje teknologjike për të forcuar zërin e grave.

“Mirënjohje Presidencës Zvicerane, veçanërisht Presidentes Viola Amherd, për mbështetjen dhe prioritetin që po i jep agjendës “Gratë, Paqja dhe Siguria” dhe për organizimin e këtij debati në kohë kaq të rëndësishme”, tha ai.

Share This