Harry Kane synon të thyejë sa më shumë rekorde me Bayernin

Harry Kane synon të thyejë sa më shumë rekorde me Bayernin

Sulmuesi i Bayernit të Mynihut, Harry Kane tha se po shijon çdo moment teksa synon të thyejë më shumë rekorde në Gjermani pasi shënoi një tregolësh në fitoren 8-1 të Bayernit ndaj Mainz 05.

Kapiteni i Anglisë u bë lojtari i parë që shënon katër tregolësha në sezonin e tij të parë në Bundesligë, pasi kampionët e shkurtuan diferencën me kryesuesit e Bayer Leverkusen në shtatë pikë.

Sulmuesi ka shënuar 36 gola për Bayernin në të gjitha kompeticionet këtë sezon. Ai barazoi rekordin e Uwe Seeler për më shumë gola në një sezon debutues të Bundesligës duke e çuar numrin e golave në 30.

Kane është gjithashtu më afër thyerjes së rekordit të Robert Lewandowskit për më shumë gola të shënuar në një sezon të vetëm të Bundesligës, të cilin sulmuesi polak e vendosi duke e mbyllur sezonin 2020-21 me 41 gola.

“Po e shijoj këtë ndjenjë, po kënaqem duke luajtur çdo ndeshje për klubin. Kanë mbetur edhe shumë ndeshje, shpresoj se do të thyej rekordin me siguri. Njerëzit presin që unë të shënoj gola dhe shpresoj se do të arrij. Leverkusen është favorit për të fituar kampionatin. Ne duhet të përpiqemi të fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit”, deklaroi Kane.

Bayern është në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe është i dyti në Bundesligë me 57 pikë.

Share This