Harris zyrtarisht kandidate e demokratëve për presidente
Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris ka siguruar zyrtarisht shumicën e nevojshme të votave të mjaftueshme për të kandiduar për presidente e demokratëve.
“Harris mori 99% të rreth 4 500 votave të delegatëve”, njoftoi Partia Demokrate.
Harris arriti një shumicë pak pasi votimi u hap të premten, por votimi vazhdoi deri të hënën në mbrëmje.
Njoftimi nuk ishte i papritur, pasi asnjë kandidat tjetër nuk kishte hedhur kandidaturën në garën e PD.
Harris, emërimi i së cilës ende duhet të certifikohet zyrtarisht në konventën e partisë që do të nisë më 19 gusht, tani do të përballet me ish-presidentin e SHBA, Donald Trump, kandidat i Partisë Republikane. /atsh