Harris pas tërheqjes së Biden: Do të bëj gjithçka për të bashkuar kombin tonë dhe për të mposhtur Trump
Zëvendës presidentja e SHBA, Kamala Harris ka reaguar pas tërheqjes së Joe Biden nga gara presidenciale dhe pasi ai shprehu mbështetjen e tij për të, si kandidaten e demokratëve në garë përballë Trump.
Kamala ka falënderuar Biden, ndërsa është shprehur e vendosur për fitore. Ajo u shpreh se do të bëj gjithçka për të mposhtur Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Largimi i Joe Biden nga gara presidenciale, i pari në histori që prej tërheqjes së Lyndon Johnson në 1968
Pasi Biden u tërhoq, Bill dhe Hillary Clinton mbështesin Kamala Harris për presidente
“Unë do të bëj gjithçka për të bashkuar Partinë Demokratike dhe për të bashkuar kombin tonë, gjithashtu edhe për të mposhtur Donald Trump”, ka thënë në reagimin e saj Kamala Harris. /albeu/