Harris i telefonon Trump, pranon rezultatin e zgjedhjeve
Zëvendëspresidentja Kamala Harris i ka telefonuar Donald Trump për ta uruar atë për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, sipas CBS News, partneri i BBC-së në SHBA.
Gjatë telefonatës, Harris theksoi transferimin paqësor të pushtetit dhe të qenit president për të gjithë amerikanët, tha një ndihmës i lartë i Harris për CBS. Ajo pritet t’i drejtohet publikut kur të mbajë fjalën në Universitetin Howard rreth orës 21:00 me orën shqiptare.