Haradinaj: Shteti ka detyrim moral e institucional ndaj luftëtarëve

Haradinaj: Shteti ka detyrim moral e institucional ndaj luftëtarëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një takim me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka theksuar se shteti ka një detyrim moral e institucional ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të rënëve dhe familjeve të tyre.

Në një postim në Facebook, Haradinaj bëri të ditur takimin me udhëheqjen e OVL të UÇK-së, ku ka ndarë shqetësimet për kategorinë më meritore për lirinë e Kosovës.

“Krerët e luftëtarëve të lirisë, i sigurova se siç kam qenë përherë pranë tyre, unë dhe Aleanca mbetemi në mbështetje të kërkesave të tyre legjitime, në funksion të së drejtës dhe dinjitetit që u takon. Shteti i Kosovës, i ndërtuar mbi sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka detyrim moral e institucional ndaj luftëtarëve, të rënëve dhe familjeve të tyre,” ka shkruar Haradinaj.

Share This