
Haradinaj pro Qeverisë së opozitës: Kryeministër mund të jetë Bedri Hamza, Kurti është e keqja e Kosovës
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj shpreh pro një qverisje të re, asaj të opozitës.
Sipas tij, një gjë është e mundur, teksa tha se kandidati i PDK-së, Bedri Hamza do të mund të bëhej kryeministër i saj.
“Jam për po, aktualisht një të drejtë morale e ka PDK-ja, ka më së shumti vota dhe do të ishte Bedri Hamza. Po nëse do e arrinim marrëveshje PDK-LDK, edhe Lumir Abdixhiku për mua është i pranueshëm“. tha Haradinaj sonte në Kanal10.
Ramush Haradinaj teksa fliste për gjendjen politike në vend kritikoi ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti të cilin ndër tjerash e quajti edhe fatkeqësi të Kosovës.
Haradinaj deklaroi se ky i fundit vepron nën urdhra të jashtëm, sikurse që janë ato të agjendës ruse.
“Unë thellë besoj që Kurti është e keqja e Kosovës, është fatkeqësia e Kosovës. Ky njeri është dëmi më i madh që i ka ndodhur vendit tonë. E shoh në përpikmëri në zbatim të agjendës ruse dhe serbe në Kosovë. Sa herë që lypet mundem me argumentu” tha ai.