Haradinaj: Po i ngushtohet rrethi mafisë energjetike

Haradinaj: Po i ngushtohet rrethi mafisë energjetike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar në Facebook se po ngushtohet rrethi i “Mafisë Energjetike”.

Ai ka thënë se shteti ligjor dhe demokracia nuk dorëzohen para strukturave të dyshimta kriminale.

Haradinaj ka thënë se veprimet e fundit të drejtësisë në Kosovë po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit mbi të gjithë.

“Po i ngushtohet rrethi Mafisë Energjetike. Veprimet e fundit të drejtësisë në Kosovë po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit mbi të gjithë. Mafia Energjetike duhet të përballet me ligjin. Shteti ligjor dhe demokracia nuk dorëzohen para strukturave të dyshimta kriminale. Po i ngushtohet rrethi”, ka shkruar Haradinaj, raporton rtk.

Share This