
Haradinaj për rritjen e energjisë elektrike: Tjetër goditje për qytetarët
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e cilësuar atë si një tjetër goditje për qytetarët e vendit.
“Vendimi i sotëm i Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e sërishme të çmimit të rrymës është një tjetër goditje për qytetarët e Kosovës dhe një favor i hapur për klikën mafioze energjetike të instaluar nga kjo qeveri”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Sipas Haradinajt, ZRRE-ja është shndërruar në një instrument në duart e qeverisë dhe se nuk vepron më në interes të konsumatorit, raporton rtk.