Haradinaj nga Uashingtoni: Shteti mbahet me miq
Sot, në ditën e inaugurimit të Presidentit Donald Trump, kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, e ka filluar ditën me takime të rëndësishme me kongresmenë, në mesin e të cilëve Gary Palmer, Andy Harris, Brad Knott si dhe me përfaqësues eminentë të Mërgatës Shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
“Është theksuar se avancimi i marrëdhënieve të Kosovës me ShBA, koordinimi dhe anëtarësimi në NATO, janë jetike për sigurinë, demokracinë dhe të ardhmen e Kosovës”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të AAK-së.
Haradinaj është duke qëndruar në Washington, me rastin e inaugurimit të Presidentit Donald Trump.