Haradinaj në mbledhjen e dy kuvendeve: Kurti sapo mashtroi, veprimet e tij janë në agjendë të Serbisë e Rusisë

Haradinaj në mbledhjen e dy kuvendeve: Kurti sapo mashtroi, veprimet e tij janë në agjendë të Serbisë e Rusisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurtin.

Në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët, Haradinaj ka thënë se Kurti është në shërbim të Serbisë e Rusisë.

“Hapat e pakoordinuar të qeverisë, bënë që Serbia të shihet si viktimë. Kosova është në të njëjtin thes me Korenë e Veriut nga kryeministri Kurti dhe qeveria e tij. Kryeministri ynë ka shkuar deri aty sa Blinkenin e ka quajtur naiv. Në vendin tonë, tenderët njëburimorë, janë kthyer në gjakderdhje financiare, në vendin tonë është vjedhur mielli e vaji, pasuli është shpallur sekret shtetëror. Kryeministri sapo mashtroi më herët për investime në mbrojtje. Çdo veprim i Kurtit është në agjendë të Serbisë e Rusisë, bëri përpjekje në Shqipëri por ju nuk e lejuat”, ka thënë Haradinaj.

Share This