Haradinaj: Kushdo që i ka sjell dosjet e Speciales në Prishtinë i ka bërë dëm Serbisë
Nasim Haradinaj, ish-nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), ka deklaruar se personi që ka sjellë dosjet e Gjykatës Speciale në Prishtinë, respektivisht në zyret e OVL së UÇK-së i ka shkaktuar një dëm të madh Serbisë.
Haradinaj ka falënderuar këtë individ, pavarësisht qëllimeve që ai mund të ketë pasur.
“Dosjet ai që i ka sjellë e falënderoj publikisht sot. Pa marrë parasysh çfarë qëllimi ka pasur dhe kush është ai. Unë nëse kam diçka të mirë me dosje, dhe mendoj që kam bërë mirë,. Ai ka bërë 50 herë më shumë që mi ka sjell. Dhe e falënderojë shumë. E falënderoj se ka bërë një punë gabim për Serbinë. Duke u munduar të bëjë keq për ne, ka bërë gabim shumë të madh për Serbinë”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.
Kujtojmë se në shtator 2020, Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së mori disa dosje të Gjykatës Speciale nga burime të panjohura.