Haradinaj: Kosova duhet të ndërtojë të ardhmen mbi themelet e forta të dijes

Haradinaj: Kosova duhet të ndërtojë të ardhmen mbi themelet e forta të dijes

Kosova duhet të ndërtojë të ardhmen mbi themelet e forta të dijes, vlerave dhe përkushtimit ndaj interesit kombëtar, ka thënë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e shkuarjes në koalicionin për Kosovën Fituese të Prof. Veli Kryeziun.

“Kënaqësi e veçantë të mirëpresim në familjen e Kosovës Fituese Prof. Veli Kryeziun, intelektual i shquar për kontributin e tij në fushën shkencore të historisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai tutje ka thënë se bashkimi i forcave me personalitete të shquara akademike si Prof. Kryeziu, dëshmon qartë se vizioni për Kosovën Fituese po konsolidohet me ekspertizën më të lartë profesionale dhe vlerat më fisnike të atdhedashurisë.

Share This