Haradinaj i shkon te varri babait në ditën kur ai do ta festonte ditëlindjen
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar varrin e babait të tij, në ditën kur do ta festonte ditëlindjen.
I shoqëruar nga familja e tij, Haradinaj ka vendosur lule mbi varrin e tij me mbishkrimin: “I përhershëm kujtimi për ty, plak. Nga familja”.
Hilmi Haradinaj ka ndërruar jetë më 17 qershor të vitit 2018.