Haradinaj i reagon Kurtit për rritjen ekonomike
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka reguar kryeministrit Albin Kurti lidhur, i cili gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje theksoi se rritja ekonomike në vendin tonë ka shënuar rritje ekonomike prej 33 %.
Lideri i AAK-së ka thënë se “nuk e meriton inteligjenca e qytetarit të Kosovës të fyhet deri në këtë nivel”.
“I turpshëm dhe i gërditshëm mentaliteti mashtrues i Kurtit. Përnjëmend ky synon që me propagandën e ‘dhunës psikologjike’ t’i detyrojë qytetarët ta njohin rritjen e paqenë ekonomike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.