Haradinaj i ashpër me Kurtin: E largoi Kosovën nga BE dhe NATO, por më nuk mund të mashtrojë njeri
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, vazhdon ta quajë mashtrues kryeministrin Albin Kurti.
Sipas Haradinajt, Kurti është ai i cili e ka larguar Kosovën nga BE dhe NATO, dhe e “ka kthyer në rrugë të mbrapshtë”.
Haradinaj është shprehur i ashpër me Kurtin duke thënë “Ky mashtrues nuk po heq dorë nga mashtrimet ordinere të tij, edhe pse ai definitivisht nuk mund të mashtrojë njeri më”.