Haradinaj e Limaj në Klinë: Në fokus, siguria e vendit
Në Klinë me qytetarët ka zhvilluar takim elektoral edhe kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Konservatorët, Forumi intelektual, E-30 dhe Lista Ideal, Ramush Haradinaj që tha se fokusi i tyre është siguria e vendit.
“Duhet t’i japim fund pasigurisë. Ju e dini që jemi të gatshëm të mbrojmë këtë vend, por në kohën e sotme ekzistojnë normat se si arrihet siguria e përhershme”, tha para qytetarëve ai.
Tutje drejtuesi i AAK-së, tha se duan biznese të forta e edhe partneritet publiko privat.
“Duam siguri ekonomike se kur hyjmë në NATO na duhet kjo. Do ta fuqizojmë prodhuesin vendor”, vijoi ai.
Ndërkaq, partneri i Haradinajt në koalicion, Fatmir Limaj nga Nisma u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen rreth koalicionit të tyre për siç e quajti ai, një Kosovë fituese.