Haradinaj: Dardania e Pejës na dha dritën e gjelbër drejt fitores
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me partnerët e koalicionit ka zhvilluar një takim me banorët e Dardanisë së Pejës.
Kandidati për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinaj ka thënë se Dardania e shumë dëshmorëve e martirëve, në kohët më të rëndësishme dha krejt çka kishte, duke u kthyer në urë për pranimin e logjistikës dhe shpërndarjen e saj. Për të vazhduar deri në ditën kur Pejës së ndarë ia hoqën telat për ta bashkuar përgjithmonë.
“Kjo është trashëgimia që ka kjo parahyrje e Pejës për Pejën, bashkim e sakrificë”, tha ai.
“Të mbledhur sonte bashkë me ne, me një mbështetje të fuqishme për 137, na dhanë dritën e gjelbër që jemi drejt fitores së përbashkët edhe njëherë, sikur dikur. U ndjeva aq krenar sot, sa isha krenar në 1998/99, kur ishim kështu bashkë për një ideal”, ka thënë tutje Haradinaj.