Hapja e ekspozitës, Rama: Thirrje për ndërgjegjësim dhe veprim

Hapja e ekspozitës, Rama: Thirrje për ndërgjegjësim dhe veprim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është hapur ekspozita “Ky është një Titull Shumë i Fuqishëm”.

Rama thotë se kjo ekspozitë është bërë në kuadër të fushatës 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore.

“Ekspozita “Ky është një Titull Shumë i Fuqishëm!”, mbështetur nga Drejtoria e Kulturës në kuadër të fushatës 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, bashkoi artin dhe aktivizmin për të ngritur një dialog shoqëror mbi çështjet e barazisë gjinore dhe drejtësisë sociale”, ka shkruar Rama, raporton rtk.

Ai thotë se “kjo iniciativë është një thirrje për ndërgjegjësim dhe veprim, por edhe një mirënjohje për artistet që, me krijimtarinë dhe përkushtimin e tyre, fuqizojnë drejtësinë dhe barazinë gjinore”.

Share This