Hancko-s nuk i ngutet për t’u larguar nga Feyenoord-i
Mbrojtësi i Feyenoord, David Hancko, këmbëngul se nuk është duke u ngutur për t’u larguar gjatë kësaj verë nga skuadra holandeze.
Hancko ditëve të fundit është i lidhur me Leicester Cityn dhe Liverpoolin.
“Nuk është gjithmonë e lehtë. Por unë gjithmonë përpiqem ta marr atë si diçka pozitive që më ka ndodhur, apo edhe si motivim. Unë thjesht përqendrohem te futbolli dhe mendoj për ndeshjen e ardhshme”, ka thënë Hancko.
“Sigurisht, nga perspektiva e lojtarit dhe zhvillimi i mëtejshëm… Nëse vjen një mundësi do të doja të përparoja si futbollist”, ka pohuar mbrojtësi holandez.
Ndërkaq, Liverpool dhe Leicester City siç raportohet, janë duke u përgatitur të nisin negociatat me Feyenoord-in për transferimin e Hancko-s në Angli. /rtk/