
Hamza: Unë do t’i rris pensionet për 70%, pagat për 50% dhe do të japim grante deri në 30% të vlerës së investimit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, përmes një postimi në Facebook tha se në Hajvali u ka kërkuar qytetarëve që të bëhen siç tha, zëri i tij në ditët e ardhshme.
Hamza tha se do t’i rris; pensionet për 70 për qind, pagat për 50 për qind dhe do të japin grante deri në 30 për qind të vlerës së investimit.
“Në Hajvali u kërkova qytetarëve që të bëhen zëri im në ditët e ardhshme. Unë do t’i rris pensionet për 70%, pagat për 50% dhe do të japim grante deri në 30% të vlerës së investimit”.
“Flisni me familjen, me shoqërinë, me kolegët dhe tregoni që unë garantoj për programin tim. Siguroni që gjithmonë e mbaj fjalën”, ka shkruar Hamza.