Hamza takon zejtarët e Prizrenit: Asnjë biznes i vogël që qarkullon deri në 10 mijë euro nuk do të tatohet në qeverinë time
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot edhe zejtarët e Prizrenit.
Hamza ka njoftuar se në qeverinë e tij nuk do të tatohet asnjë biznes i vogël që qarkullon deri në 10 mijë euro.
“Përsosmëria e mjeshtërisë së zejtarëve duhet të zhvillohet dhe në qeverinë time nuk do të tatohet asnjë biznes i vogël që qarkullon deri në 10 mijë euro” shkruan Hazma.
Postimi i plotë:
Është e pamundur t’i shikosh filigranët e duarartëve të Prizrenit dhe të rezistosh pa e blerë ndonjë. Një filigran të bukur e zgjodha edhe unë për Remën, bashkëshorten time.
Përsosmëria e mjeshtërisë së zejtarëve duhet të zhvillohet dhe në qeverinë time nuk do të tatohet asnjë biznes i vogël që qarkullon deri në 10 mijë euro.