Hamza premton zhvillim ekonomik dhe investime në Vushtrri

Hamza premton zhvillim ekonomik dhe investime në Vushtrri

Kandidati për Kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, gjatë një tubimi elektoral në Vushtrri, premtoi se do të fokusohet në zhvillimin ekonomik, duke u përqendruar në eksportet dhe investimet e rëndësishme.

Ai njoftoi se ka një plan konkret për ndërtimin e rrugës rajonale Barilevë – Bajgorë, që do të hapë mundësi për zhvillimin e turizmit, funksionalizimin e zonës industriale dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Do t’ju japim forcën dhe emergjencën që meritoni. Në 9 shkurt, do të vendosim për Kosovën. Pagat do të rriten me 50%, pensionet bazike do të rriten me 70%. Të drejtat e veteranëve dhe punësimi nuk do të shqetësohen. Do të zhvillojmë ekonominë dhe do të hapim vende pune përmes investimeve nga bizneset e huaja. Arsimi do të sigurojë të ardhme, me krijimin e fondit për bursa dhe shkolla profesionale dhe universitete me standarde evropiane. 150 milionë euro do të alokohen për barna esenciale”, tha Hamza.

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, u kërkoi mbështetësve të Vushtrrisë që të punojnë së bashku për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

“Një lider që e mban fjalën është ai që punon, jo që ankohet. Bedri Hamza e di se ekonomia zhvillohet me punë, jo me fjalë. Tani është koha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”, tha Krasniqi, raporton rtk.

Në këtë tubim, u prezantuan edhe katër kandidatët e PDK-së për deputetë nga rajoni i Vushtrrisë.

Share This