Hamza nga Malisheva premton rritje pagash e pensionesh

Hamza nga Malisheva premton rritje pagash e pensionesh

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në tubimin elektoral në Malishevë u ka bërë thirrje që më 9 shkurt të dalin në zgjedhje e ta votojnë PDK-në që tha se është parti që ka vizion e program për ta ndryshuar Kosovën.

Hamza, tha se fokus kryesor e kanë zhvillimin ekonomik e krijimin e vendeve të punës për të rinjtë e të rejat, që të mos e shohin si mundësi të vetme jetën jashtë Kosovës.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, përsëriti edhe në Malishevë premtimin e tij se në fillim të mandatit do t’i rritë pagat për 50 për qind.

“Do t’i rritim pagat 50 për qind në fillim të mandatit, për të gjithë, për 84 mijë njerëz që realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës. Do t’i rritim pensionet 70 për qind. Do t’i rritim pensionet për kategoritë e dala nga lufta. Ne, nuk do t’i detyrojmë familjet e dëshmorëve të zgjedhin mes pensionit të moshës dhe të dëshmorit, por do t’i marrin të dyja”, tha ai, raporton rtk.

Ndërkaq, kryetari i Degës së PDK-së, njëherësh kandidat për deputet, Mevludin Mazreku tha se ata kanë një program të qartë,  përplot argumente, derisa shprehu bindjen se PDK do të dalë fituese me 9 shkurt.

Share This