Hamza në Suharekë, premton reforma në politikat fiskale

Hamza në Suharekë, premton reforma në politikat fiskale

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza të martën ka vizituar një kompani të prodhimit të këpucëve në Suharekë.

Hamza premtoi reforma në politikat fiskale, ku tha se 30% të linjave të prodhimit të cilat do të investohen si linja të reja, do të subvencionohen.

“Do t’i lirojmë prej pagesës në fitim koorportat dhe bisneset që investojnë më shumë se 500 mijë euro dhe punësojnë mbi 50 punëtorë, si dhe lehtësira të tjera për eksportues”, tha Hamza.

Ai tha se kur ndërmarrësit e kanë gjendjen më të mirë, fitojnë më mirë dhe kësisoj përmirësohen edhe pagat për punëtorët në sektorin privat.

“Jemi për mbështetjen e tyre, për themelimin e Gjykatës së punës dhe themelimin e fondit të papunësisë”, shtoi ai.

Nga Suhareka Hamza premtoi realizim të politikave fiskale e lehtësi në qasje në financa, sipas tij me qëllim të zëvendësimit të importit me rritje të eksportit, raporton rtk.

Share This