Hamza: Më 9 shkurt, në mënyrë festive, masive e solemne me dalë e me vulosë fitoren e PDK-së
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza përmes një videoje ka thënë se i respektojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, por edhe oponentët politikë.
Hamza ka thënë se në momentin kur do të jetë në qeveri do t’ju shërbej të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim sepse gjithë qytetarët e Kosovës, siç thotë ai, janë njerëz të mirë, janë njerëz të ndershëm dhe janë njerëz punëtorë.
Andaj, Hamza ka ftuar të gjithë qytetarët se më 9 shkurt në mënyrë festive, në mënyrë masive, në mënyrë solemne me dal me vulosë fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Ne i respektojmë të gjithë qytetarët e Kosovës, ne i respektojmë edhe oponentët tonë politikë. Me i mujtë, po, po me votën e juve në mënyrë demokratike në mënyrë masive.Ne nuk ia dalim si ata që ndajmë, na jemi ata që i bashkojmë. Ne, në momentin kur të jemi në qeveri do t’ju shërbejmë të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim sepse gjithë qytetarët e Kosovës janë njerëz të mirë, janë njerëz të ndershëm, janë njerëz punëtorë. Prandaj, më 9 shkurt në mënyrë festive, në mënyrë masive, në mënyrë solemne me dal me vulosë fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Hamza.