Hamza: Jam i bindur që bashkëpunimi i Kosovës do të vazhdojë edhe me administratën Trump
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se nuk pret ndonjë ndryshim në politikën e ShBA-së karshi Kosovës edhe pas zgjedhjes së Trump si President.
Ai theksoi nevojën që me Shtetet e Bashkuara të kultivohen raporte sa më të mira në mënyrë që Kosova të përfitoj si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik.
“Për ne në Kosovë është me rëndësi t’i kultivojmë raportet jashtëzakonisht të mira dhe të afërta, edhe si miq por edhe si partnerë me ShBA-të. Kjo ka qenë, është dhe do të jetë jetike për shtetin e Kosovës. Raportet duhet të ngritën në nivele, dhe nga kjo miqësi të përfitojë Kosova edhe në aspektin politik, edhe në aspektin ekonomik dhe në aspektin diplomatik në favor të shtetit të Kosovës.
Jam i bindur që bashkëpunimi i Kosovës do të vazhdoj edhe me administratën Trump dhe do të jetë një qasje e afër e bashkëpunimit”, tha Hamza në “Pressing”.