
Hamza: Gratë dhe vajzat në Kosovë duhet t’i realizojnë potencialet dhe ëndrrat e tyre
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza ka shkruar për 8 marsin.
Ai ka thënë se sot është një ditë tjetër e rëndësishme. “Është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas – ditë kur nënat, motrat, gratë dhe vajzat nderohen në tërë botën. Siç i respektojmë sot, ne çdo ditë duhet edhe t’i mbështesim ato dhe t’i shembim barrierat që kufizojnë suksesin e tyre”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Ai ka theksuar se duke i dhënë jehonë zërit të tyre dhe duke u krijuar mundësi, pa kufizime dhe pa diskriminime, gratë dhe vajzat në Kosovë duhet t’i realizojnë potencialet dhe ëndrrat e tyre. “Gëzuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas!”, ka shkruar Hamza.