Hamasi nuk është më i interesuar për bisedime armëpushimi, pas planit të ri të Izraelit

Hamasi nuk është më i interesuar për bisedime armëpushimi, pas planit të ri të Izraelit

Hamasi nuk është më i interesuar për bisedime armëpushimi pas planit të ri të Izraelit për Gazën.

Një zyrtar i lartë i Hamasit tha se grupi nuk ishte më i interesuar në bisedime për armëpushim pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi një ditë më parë një ofensivë të re “të intensifikuar” në Gaza, që do të përfshijë trupat izraelite që mbajnë territorin e pushtuar dhe zhvendosje të konsiderueshme të popullsisë.

“Nuk ka kuptim të angazhohemi në bisedime ose të shqyrtojmë propozime të reja për armëpushim për sa kohë që lufta e urisë dhe lufta shfarosëse vazhdojnë në Rripin e Gazës ”, tha zyrtari i Hamasit.

Sakaq ai ka kërkuar bashkësisë ndërkombëtare “të ushtrojë presion mbi qeverinë e Netanyahut për t’i dhënë fund krimeve të urisë, etjes dhe vrasjeve” në Gaza.

Komentet e zyrtarit të Hamasit vijnë një ditë pasi ushtria izraelite tha se operacionet e zgjeruara në Gaza do të përfshijnë zhvendosjen e “shumicës” së banorëve të saj, dhe mes sulmeve izraelite në Jemen dhe Liban.

Benjamin Netanyahu ka deklaruar se plani izraelit i ofensivës ushtarake që ka si qëllim të përfshijë gjithë Rripin e Gazës do të jetë intensiv dhe trupat do të qëndrojnë atje për një kohë  të paspecifikuar. /rtsh/

Share This