
Hamasi liron tre izraelitë, ndërsa Izraeli liron 183 të burgosur palestinez
Ka vazhduar lirimi i pengjeve të marra nga Hamasi më 7 tetor 2023 dhe i të burgosurve palestinezë që po qëndronin në burgjet izraelite. Në mesin e të liruarve është edhe palestinezi që ka qëndruar më së gjati prapa grilave, plot 44 vjet.
Edhe tre izraelitë që ishin marrë peng nga Hamasi janë liruar sot në Gazë, në këmbim të 183 të burgosurve palestinezë. Të tre izraelitët tashmë kanë mbërritur në Izrael, ndërsa edhe 183 të burgosurit palestinez janë liruar ndërsa sipas Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe, shtatë nga të liruarit palestinez janë dërguar në spital.
Mustafa Barghouti, sekretari i përgjithshëm i partisë palestineze, Iniciativa Kombëtare Palestineze, ka treguar se një palestinez u lirua sot pas 22 vjet qëndrimi në burg ndërsa ka humbur 35 kg ndërsa një tjetër ka kaluar në burg plot 44 vjet e që është I burgosuri politik që më shumti ka qëndruar ndonjëherë në burg.
Barghouti ka komentuar edhe propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për marrjen e Gazës nën kontroll nga SHBA-ja, duke thënë se është rreziku i dytë më i madh dhe i cili do të ishte spastrim etnik.
Ky shkëmbim i pengjeve dhe të burgosurve është pjesë e marrëveshjes për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit i cili ka hyrë në fuqi me 19 janar.
Ndërsa 5 tajlandezët që u liruan nga Hamasi javën e kaluar, janë liruar nga spitali. Ata ishin marrë peng me 7 tetor 2023 gjatë sulmit masiv të Hamasit në Izrael ndërsa po punonin në jug të izraelit. /rtk/