Hamasi liron edhe 7 pengje, pritet lirimi i 110 palestinezëve
Izraeli dhe Hamasi po vazhdojnë me këmbimin e pengjeve dhe të burgosurve, është njoftuar se Hamasi ka liruar edhe 7 pengje tjera që mbaheshin nga militantët nga 7 Tetori 2023 përderisa pritet që, sipas marrëveshjes, së shpejti do ti lirohen edhe 110 palestinez që gjinden në burgjet Izraelite.
Izraeli dhe Hamasi janë duke vazhduar ti përmbahen kushteve të marrëveshjes së armëpushimit duke vazhduar me këmbimin e pengjeve dhe të burgosurve.
Është bërë e ditur se Hamasi ka liruar edhe 7 pengje , të cilat mbaheshin nga militantët që nga sulmet e 7 tetorit 2023, në mesin e tyre janë 2 shtetas Izraelit dhe 5 shtetas të huaj, për të cilët besohet të jenë Tajlandez.
Gjithashtu është njoftuar se pritet që, pas disa orëve, Izraeli do të liron 110 palestinez që ende mbahen në burgje, disa me dënime shumëvjeçare. Po ashtu është bërë e ditur se, në një këmbim të ndarë, Hamasi liroi edhe një peng Izraelit për të cilin besohet të ketë qenë njëri prej ushtarëve që ishte zënë nga militantët.
Ky është këmbimi i tretë i njerëzve mes Hamasit dhe Izraelit dhe, deri me tani, dukët se dy palët po tentojnë të mbajnë armëpushimin e cili ndaloi luftën që shkaktoi vdekjen e më shumë se 48 mijë njerëzve, shumica e tyre në rripin e gazës i cili pësoi dëme katastrofike gjatë më shumë se një viti të bombardimeve. /rtk/