Hamasi ia dorëzon katër pengje Kryqit të Kuq në Rripin e Gazës

Hamasi ia dorëzon katër pengje Kryqit të Kuq në Rripin e Gazës

Organizata radikale Hamas i ka dorëzuar katër pengje të tjera izraelite Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Rripin e Gazës.

Kjo ngjarje u transmetua  drejtpërdrejtë në kanalin e lajmeve Al-Jazeera. Sipas një liste të publikuar më parë, bëhet fjalë për ushtaret Liri Albag, Naama Levy, Karina Ariev dhe Daniella Gilboa.

Ushtaret izraelite parakaluan me uniformat e tyre në një skenë në një shesh qendror në qytetin e Gazës para një turme që priste dhe më pas u dorëzuan te Kryqi i Kuq. Ato ishin rrëmbyer nga terroristët islamikë gjatë sulmit të madh në Izrael më 7 tetor 2023.

Dhjetra luftëtarë të Hamasit të uniformuar dhe të maskuar ishin pozicionuar në pikën e dorëzimit me armë dhe flamuj të kësaj organizate, e cila nga SHBA dhe vendet perëndimore është shpallur terroriste.

Katër pengjet e liruara i janë dorëzuar ushtrisë izraelite nga Kryqi i Kuq. Gratë tani po dërgohen në Izrael nga një njësi speciale, njoftoi ushtria izraelite. Atje ato duhet të ekzaminohen nga një mjek. Në të njëjtën kohë, ushtria bëri thirrje për respektimin e privatësisë së grave dhe familjeve të tyre, raporton rtk.

Share This